Flash News

KRYESORE

Statistika të larta dhe shqetësuese: Një në dy gra e dhunuar në Shqipëri

Statistika të larta dhe shqetësuese: Një në dy gra e dhunuar

Ditën e nesërme është ‘Dita Ndërkombëtare e Gruas’. Parashikohet të jetë një ditë e mbushur me parada, ngjarje, seminare dhe festime në të gjithë botën, si një ditë bashkimi ku të gjitha gjinitë mblidhen bashkë për të kujtuar lëvizjen për të drejtat e grave.

Dita e grave u festua për herë të parë në Nju Jork më 1909. E njohur pastaj si "Dita Kombëtare e Gruas", ajo u organizua nga Partia Socialiste e Amerikës, për të rritur ndërgjegjësimin për të drejta të barabarta, përfshirë edhe votimin për gratë.

Gratë në çdo pjesë të vendit vazhdojnë të përballen me diskriminimin, dhunën dhe shkeljet në bazë gjinore.

Në një shkrim në “The Balkanista” shkruhet se globalisht, një në tre gra i nënshtrohen përdhunimit, dhunës ose formave të tjera të abuzimit dhe një në dy gra në Shqipëri kanë apo do të përjetojnë dhunë në familje në një moment në jetën e tyre. Fakti që statistikat janë të larta dhe shqetësuese në Shqipëri do të thotë se ka shumë punë për të bërë jo vetëm për fuqizimin e grave dhe vajzave, por edhe për edukimin e shoqërisë dhe për ta bërë të qartë se kjo nuk është mirë.

Ditën e nesërme pritet të zhvillohen disa aktivitete në mbrojtje të grave të dhunuara nga organizata të ndryshme që kanë në fokus të drejtat e grave.

Të fundit