Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Strakosha triumfon në finalen shqiptare, Lacio fiton Kupën e Italisë
Lazio është fituese e Kupës së Italisë për sezonin 2018-19, në edicionin e 72-të. Thomas Strakosha ka arritur që të triumfojë me ekipin e tij 2-0 ndaj Atalantës së Gjimshitit, ndërkohë që Etrit Berisha nuk u aktivizua asnjë sekond nga trajneri Gasperini.
Futbollistët kuqezi ishin protagonist të ndeshjes që u dominua nga ekipi bergamesk. Në minutën e 25-të, Atalanta humbi një mundësi të mirë pas një rrëmuje në zonë me Hatbur, Gjimshitin dhe Zupatën që nuk arritën që të mposhtnin Strakoshën, qe u ndihmua edhe nga shtylla.
Në fraksionin e dytë, loja u be më e barabartë, ndërkohë që Inzaghi hodhi në fushë edhe Milinkovic-Savic. Futbollisti serb do të ishte karta fituese në këtë ndeshje, pasi arriti që ta dërgonte topin në rrjetë 8 minuta nga fundi me një goditje me kokë. Në fundin e kohës së rregullt, pas një kundërsulmi vrastar, Correa shënoi edhe golin e dytë për bardhekaltrit, duke shmangur Freuler dhe Gollinin.
Ky është trofeu i shtatë që Lacio fiton në Kupën e Italisë, dhe i pari i fituar si protagonist nga portieri i Kombëtares Strakosha, që në fund të ndeshjes iu desh të ngushëllojë kolegun e tij kuqezi Berat Gjimshiti, titullar me Atalantën.