Flash News

KRYESORE

"Summer storm"/ Arrestohen 4 persona, policia sekuestron 200 kg marijuanë dhe 4 litër vaj hashashi

"Summer storm"/ Arrestohen 4 persona, policia sekuestron 200 kg

Sektori për Hetimin e Krimeve në Policinë Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Summer storm".

Si rezultat i tij u sekuestruan:

- 200 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë

- 4 litër vaj hashashi

- 1 armë zjarri pistoletë me 7 fishekë

- 2 automjete

- 4 celularë

Të kapur në flagrancë bashkë me sekuestrot e lartpërmendura në aksin rrugor Fushë Krujë - Mamurras, u arrestuan shtetasit:

- T.K, 54 vjeç, banues në Krujë

- M.K, 32 vjeç, banues në Krujë

- M.Q, 42 vjeç, banues në Krujë

- N.D, 39 vjeç, banues në Krujë

Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike' kryer në bashkëpunim" dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 283/2-25 dhe 278 të Kodit Penal.

Të fundit