Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Supa e “të varfërve” që shëron sëmundjet, përdoret dhe nga vipat e Hollivudit
Thuajse të gjithë e kanë provuar të paktën një herë në fëmijërinë e tyre supën nga kockat e këmbëve të viçit ose nga eshtrat e pulës. Përveç se është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, ajo ju mbron nga një numër i madh sëmundjesh. Valoni kockat e këmbëve të viçit në një tenxhere me ujë, pasi të kenë valuar shumë shtoni pak selino, qepë dhe karrota të prera imët. E në fund shtoni pak makarona të vogla ose oriz, erëza dhe supa është gati.
Mund të duket e thjeshtë dhe është konsideruar si “supa e të varfërve” për shkak të përbërësve të thjeshtë që mbart, por kjo supë ju mbron të gjithë organizmin. Ajo forcon sistemin imunitar, e bën trupin më të fortë dhe lufton të gjitha infeksionet e bakteret që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve.
Kjo supë është e pasur me minerale të tilla si kalcium, magnez, fosfor dhe kalium. Është e rekomanduar për të rritur e fëmijë dhe sidomos për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së nevrikosur. Sipas disa dietologëve më në zë që merren me kujdesin e ushqimit të VIP-ave Hollivudian, thuhet se ata e konsumojnë së paku 3 herë në javë këtë lloj supe, për të qënë më në formë për performancat e tyre dhe për të zvogëluar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve inflamatore.
Burimi: Health Advisor Group