Flash News

KRYESORE

Super Milan në Kupë, mposht 4-2 Torinon në çerekfinale

Super Milan në Kupë, mposht 4-2 Torinon në çerekfinale

Milani sonte ka mposhtur Torinon 4-2 në çerekfinalet e Kupës së Italisë pas 120 minutash lojë. Kjo ishte një ndeshje spektakolare e kuqezinjve, të cilët regjistruan fitoren e pestë radhazi me trajnerin Pioli.

Bonaventura  shënoi golin e parë të takimit në të 12’, ndërsa Bremer bëri dopietë në të 34' dhe 71'. Kur u duk se Milani po humbiste 1-2, Calhanoglu shënoi golin e barazimit dhe lotit të kuqezinjve në të 91’, i ndihmuar nga devijimi i sferës nga një prej lojtarëve të Torinos.

Në të 106’ turku shënoi edhe golin e dytë personal, ndjekur nga Ibrahimovic dy minuta më pas. "Djalli" do të ndeshet në gjysmëfinale me Juventusin.

Të fundit