Flash News

KRYESORE

Superiore/ Bylisi befason Partizanin në Tiranë, Skënderbeu fiton ndaj Teutës

Superiore/ Bylisi befason Partizanin në Tiranë, Skënderbeu fiton

Partizani zhgënjeu sërish, ndërsa barazoi me Bylisin në “Selman Stermasi” në takimin javës së pestë të Kategorisë Superiore. Ballshiotët befasuan “të kuqtë” në fund, duke u marrë një pikë me vlerë në kryeqytet.

Sfida nisi me lëkundjet e frikshme në stadium, që shkaktuan jo pak panik te tifozët.

Kampionët në fuqi nuk arritën të bëjnë diferencën, pasi sfida ishte e balancuar.

Ballshiotët u mbrojtën mirë, nuk lanë hapësira, ndërsa rrezikuan me kundërsulme.

Në minutën e 73, Partizani kaloi në avantazh. Trashi hodhi topin në zonë dhe Peposhi e devijoi topin në rrjetë në portën e tij.

Por Bylisi nuk u dorëzua dhe Ntephe i harruar nga mbrojtja e të kuqve shënoi golin e barazimit në minutat shtesë.

Ndërsa Skënderbeu, pas dy humbjeve radhazi u rikthye te suksesi, duke fituar minimalisht ndaj Teutës në Korçë. Goli i fitores u realizua nga Krasniqi në pjesën e parë të takimit. Fitorja bën që bardhekuqtë të parakalojnë durrsakët në renditje.

Të fundit