Flash News


KRYESORE

Supermodelja e Victoria’s Secret, sipërmarrëse në industrinë e luleve

Supermodelja e Victoria’s Secret, sipërmarrëse në

“Në një moshë të re unë kisha aftësi sipërmarrëse, mbase kjo është mënyra hollandeze e gjërave,” thotë Frederique van der Wal. Në moshën 48-vjeçare, supermodelja e shndërruar në sipërmarrëse sapo ka nisur startupin e saj në tokën amerikane, ku shpreson të kultivojë një pasuese për biznesin e butikut të luleve Frederique’s Choice.

“Në një moshë më të re, i hyra rrugës së modelingut në New York, por gjithmonë, në të njëjtën kohë, shikoja edhe për gjëra të tjera dhe se si të kombinoja interesat e mia.” Ajo i mori me vete pasionet e saj për biznesin, historinë e artit, industrinë e luleve, modën dhe kulturën hollandeze gjatë karrierës së saj, pasione të cilët morën rrugë të tërthorta, por kohët e fundit e sollën atë në zyrën e Soho të Frederique’s Choice, si themeluesen e saj dhe shefen ekzekutive.

Biznesi online i luleve i Van der Wal shet buqeta online me çmime të krahasueshme me ato të konkurrentëve të saj që kanë bërë një emër në këtë sektor, 1800Flowersdhe ProFlowers, ndërkohë që ka një butik, i cili ka ngjashmëri me ato të të rinjve BloomThat dhe UrbanStems. Frederique’s Choice shet lule një herë në javë, 2 herë në javë dhe një herë në muaj për abonentët e saj. Për shkak se divizioni i saj amerikan u lançua vetëm në shtator, kompania po fokusohet shumë te partneritetet me kompanitë e tjera të lifestyle-it për të bërë pak emër.

Të fundit