Flash News

KRYESORE

Surprizat e motit, si parashikohet java

Surprizat e motit, si parashikohet java

Sipas Shërbimit Meteologjik Ushtarak, ditët e kësaj jave duket se do të “kopjojnë” njëra-tjetrën.

Të ndikuar nga disa kushte atmosferike specifike, të gjitha ditët duke filluar që nga dita e sotme e deri të premten, do të jenë me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Më pas nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodhë fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore. Ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e Ultësirës Perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e nxehta të ditës në relievet kodrinore-malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, por hera-herës reshjet në kohë afatshkurtër do të marrin karakterin e shtrëngatave dhe stuhive. Ndërkohë ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare mund të rrinë të qetë pasi nuk do të preken nga reshjet e shiut.

Gjithashtu ditët do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje të territorit.

 

Të fundit