Flash News

KRYESORE

Tahiri i lirë, BE mban qëndrim institucional, larg kritikave të Ambasadës Amerikane

Tahiri i lirë, BE mban qëndrim institucional, larg kritikave të

Bashkimi Evropian ka reaguar në A2 në lidhje me vendimin e marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua një ditë më parë me 3 vjet shërbim prove për shpërdorim detyre.

Përmes zëdhënëses së saj BE, bën me dije se është vënë në dijeni të këtij vendimi për ish ministrin Tahiri, por nuk e komenton vendimin e Gjykatës pasi çështja mund të shkojë në Apel.

“Bashkimi Evropian është vënë në dijeni për vendimin që Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë në shkallën e parë për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e dënuar atë për shpërdorim detyre. Ne nuk i komentojmë vendimin e marrë për çështjen të veçanta, pasi BE e respekton pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Detajet dhe arsyet e këtij vendimi ende nuk janë bërë publike dhe procesi gjyqësor ende vazhdon dhe është subjekt i apelit”, shkruhet në reagimin e BE për A2.

Qëndrim tjetër mbajti Ambasada Amerikane që e quajti vendimin shkurajues për qytetarët shqiptarë.

Të fundit