Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Tahiri: Nuk kam imunitet, jam deputeti i vetëm të cilit i është kontrolluar shtëpia
Sokol Balla e ka zhvendosur studion e vetë sot në Shtëpinë e Saimir Tahirit, atje ku para një jave Prokuroria për kontroll pas akuzave të rënda për të.
Ai tregon se familja e tij nuk e ka pritur mirë këtë situatë dhe se është vet Ballla i cili po mundohet t’u jap forcë.
Ndërsa për deklaratën e tij ku u shpreh se ishte i gatshëm të linte imunitetin për tu hetuar dhe më pas kjo nuk ndodhi, ish-ministri i Brendshëm deklaron se ai nuk ka një imunitet dhe se është deputeti i vetëm në Shqipëri të cilit i është kontrolluar shtëpia.
“Familja ime është automatikisht e përfshirë, nuk e përfshiva unë në këtë histori, ashtu siç janë shumë të përfshirë shumë miq dhe shokë të mijtë. Është e pashmangshme që të jesh pranë këtyre njerëzve, unë nuk jam nga ata që fshihem.
Nuk e kam ndryshuar mendje, unë nuk kam asnjë imunitet, un po hetohem, jam deputeti i vetëm të cilit i ka hyrë në shtëpi Prokuroria. Nuk jam fshehur kurrë pas imunitetit dhe nuk kam imunitet. Të vetmen gjë që e quaj imunitet është kontrolli i banesës dhe arrestimi.
Mirëpres çdo lloj hetimi të Prokurorisë dhe çdo njeri për të hedhur dritë mbi këtë çështje dhe do të përballem me çdo kosto të veprimeve të mija.
Ajo që është keqkuptuar është një pikëpyetje idiote e disa njerëzve të cilët prisja të ishin më inteligjentë”
I pyetur nëse për të ka dy standarde, ku Gjyqin politik po ja bënë Partia Socialiste duke e larguar nga radhët e saj dhe gjyqin tjetër, atë të vërtetin po ja bënë gjykata, Tahiri u përgjigje se nuk do të lejonte askënd t’i bënte gjyqin politik.
“Nuk e pash si të tillë largimin nga PS, nëse dikush nga PS do e çonte në mendje të më bënte një gjyq të ill nuk do e lejoja kurrë.
Mund të më përgjojnë sa të duan mund të më monitorojnë sa të duan sepse nuk shqetësohem, madje mund të vijnë të flenë në një shpi me mua”,- shprehet Tahiri.