Flash News

KRYESORE

Taj Mahal rihapet për vizitoret pas gjashtë muajsh i mbyllur

Taj Mahal rihapet për vizitoret pas gjashtë muajsh i mbyllur

Taj Mahal rihapi dyert për vizitorët pas gjashtë muajsh, mbyllje kjo më e gjatë në historinë e saj. Hyrja, e cila zakonisht ka radhë të gjata, ishte kryesisht e zbrazët ndërsa punonjësit prisnin për vizitorët. Masat e reja të sigurisë përfshijnë ndalimin e fotove në grup, kontrollin e temperaturës në hyrje dhe biletat dixhitale.

Taj-i është i rrethuar nga kopshte ku vizitorët kalojnë shumë kohë duke ecur përreth dhe duke pozuar për foto. Por mauzoleumi në vetvete është një hapësirë e mbyllur, me pothuajse asnjë ventilim, duke e bërë atë të prekshëm nga transmetimi Covid-19.

Monumenti do të lejojë vetëm 5,000 vizitorë çdo ditë pasi India raporton raste të shumta me Covid-19 ditët e fundit.

Atraksioni turistik prej mermeri i shekullit të 17-të u ndërtua nga perandori Mughal Shah Jahan në kujtim të mbretëreshës së tij, Mumtaz Mahal.

Për herë të fundit u mbyll për pak kohë në 1978 kur u përmbyt qyteti Agra, ku ndodhet edhe Taj-i. Para kësaj, monumenti u mbyll për disa ditë në 1971, gjatë një lufte midis Indisë dhe Pakistanit.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe gruaja e tij Melania vizituan Taj Mahal-in në shkurt. Udhëheqës të tjerë botërorë që kanë vizituar monumentin përfshijnë kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Të fundit