Flash News

KRYESORE

"Takime me zyrtarët kosovar, i veshur në antiplumb?!", Rama: Çfarë muhabetesh! Mos i sillni deri këtu lajmet nga puseta e Saliut

"Takime me zyrtarët kosovar, i veshur në antiplumb?!", Rama:

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar aludimet që qarkullonin në media për veshjen e një jeleku antiplumb gjatë takimeve të tij me zyrtarët kosovarë. Në prononcimin për media nga aeroporti “Adem Jashari”, Rama e ka cilësuar këtë si “lajme të dala nga puseta e Saliut”, duke mos kursyer kështu as ironinë në adresë të ish-kryeministrit Berisha.

Gazetarja: Zoti Rama, qarkullon një lajm në media se në takimet që keni kryer me zyrtarët kosovar jeni paraqitur me jelek anti-plumb. A është e vërtetë dhe nëse po, a mund të na thoni arsyen?

Rama: Për kur e keni, dje apo sot?

Gazetarja: Dje gjatë vizitës me zyrtarët kosovar. A i frikësoheshit kujt në Prishtinë?

Rama: Për dje s’kam çfarë të them, por sot do ua provoja me qejf.

Gazetarja: Pse jo?

Rama: Pse jo? E dini që nuk e kam problem trupin tim. E kam provuar në kohë të padyshimta. Këto janë nivele... Më leni kur të shkoj në Tiranë të dëgjoj nga këto, mos i sillni deri këtu lajmet nga puseta e Saliut, të lutem, se na duhet edhe Saliu në këtë betejë, nuk dua të kem edhe me Saliun asnjë  replikë. Jelek antiplumb?! Çfarë muhabetesh!!!

Të fundit