Flash News

KRYESORE

Takimi me Lavrov, Yuri Kim citon Ramën: Askush nuk na detyron, zgjodhëm një linjë me NATO-n dhe BE-në

Takimi me Lavrov, Yuri Kim citon Ramën: Askush nuk na detyron,

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Rama u takua me zyrtarin rus nën cilësinë e kreut të OSBE-së, i cili ndërsa trajtoi çështjen e Ukrainës dhe Kosovës, tha edhe se Shqipëria ka zgjedhur të jetë në një linjë me NATO-n dhe BE-në, deklaratë që është përshëndetur edhe nga Kim.

Statusi:

LAVROV: “Ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhënie [bilaterale] aq intensivisht sa mundemi … por Kryeministri përmendi detyrimet që ka Shqipëria ndaj NATO-s dhe SHBA-ve në veçanti si aleati i saj …”

“Ne i dimë synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE… Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga ata shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhënie të zhvilluara miqësore, bashkëpunim të dobishëm, të ndërsjellët në tregti, investime, dhe marrëdhënie ekonomike”

RAMA: “Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj, me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur…”

RAMA: “… Askush nuk na detyron neve. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe"

 

Të fundit