Flash News

KRYESORE

Takimi Putin-Erdogan, Rusia dhe Turqia koordinohen për stabilitetin sirian

Takimi Putin-Erdogan, Rusia dhe Turqia koordinohen për stabilitetin sirian

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan pranuan të koordinojnë veprimet e dy shteteve në Siri.

Ky vendim mes liderëve të dy vendeve të pozicionuara në kahe të kundërta në konfliktin sirian, vjen pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën e trupat ushtarake nga Siria. Bisedimet zgjatën rreth 3 orë.

“Bashkëpunimi mes Rusisë e Turqisë është një gurthemeli i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin sirian. Me miqtë tanë rusë synojmë ta forcojmë akoma më shumë bashkërendimin tonë”, tha Erdogan.

Putini tregoi se është rënë dakord mbi mënyrat e koordinimit të punës në të ardhmen e afërt, ndërsa takimin e përshkroi si konstruktiv.

Të fundit