Flash News

KRYESORE

Taksa e sheshtë në Hungari tërheq një kompani të re italiane çdo ditë

Taksa e sheshtë në Hungari tërheq një kompani të re

Regjimi i veçantë tatimor i Hungarisë: 9% për kompanitë nga 2017 dhe 15% për individët që nga viti 2011, u vendos ‘nën lente’ të Komisionit Europian më 7 mars të vitit të kaluar. Hungaria, me gjashtë vende të tjera (Luksemburg, Belgjikë, Hollandë, Maltë, Qipro dhe Irlandë), akuzohet për agresion fiskal në dëm të shteteve të tjera të Bashkimit Europian edhe pse shumë kompani kanë ardhur këtu përpara reformës tatimore, që në 1997 solli taksën mbi kompanitë në 18%.

Më 23 maj 2018, Këshilli Europian arriti në përfundimin se janë zbatuar masa në Hungari për të përmirësuar sistemin tatimor, por disa probleme mbeten. Edhe pse në rënie, shkalla e taksës mbi punën, veçanërisht për disa grupe me të ardhura të ulëta, mbetet e lartë në krahasim me pjesën tjetër të BE-së. Kompleksiteti i sistemit tatimor, i lidhur me praninë e vazhdueshme të taksave sektoriale, mbetet një pikë e dobët.

Për të balancuar barrën e ulët tatimore mbi bizneset dhe individët, Hungaria ka zgjedhur të rrisë taksat e konsumit. TVSH-ja në përgjithësi është 27% megjithëse ka norma prej 18% dhe 5% (siç janë ndërtesat e reja).

“Normat janë të larta, por ekziston siguria e së drejtës dhe nëse një pagues tatimor kërkon rimbursim, shteti e krediton atë në llogarinë e tij bankare në më pak se 40 ditë”, thotë Francesco Maria Mari, president i Dhomës Italiane të Tregtisë për Hungarinë.

Çdo ditë në Hungari lind një kompani me kapital italian. Aktivitetet e biznesit me shumicë dhe pakicë (rreth një e treta e totalit) janë ato mbizotërues. Nga ana tjetër, kompani si e pasurive të patundshme (kompanitë janë më shumë se 400), prodhimi (mbi 300), profesionale etj.

Llogaritja është bërë nga grupi i ITL, baza e të dhënave të krijuar nga intuita e sipërmarrësit venecian Alessandro Farina, i cili arriti në Budapest në vitin ’92, tre vjet më vonë ai themeloi një grup që tani ndihmon kompanitë italiane të hyjnë në tregun hungarez, duke filluar nga financimi në auditim, duke kaluar përmes konsulencës dhe prezencës në fushën e pasurive të paluajtshme.

Nuk është mohuar se aspekti fiskal ka luajtur një rol kyç, të paktën në 22 vitet e fundit që normat mbi të ardhurat e korporatave nga 18% kanë arritur deri në 9%,  pa harruar se ata që investojnë në hulumtim dhe zhvillim, paguajnë vetëm 4.5% e taksave dhe mos harrojmë se ekzistojnë edhe marrëveshje bilaterale dhe konfidenciale në mes të shtetit dhe investitorëve./Monitor

Të fundit