Flash News

KRYESORE

Taksa në “Rrugën e Kombit”, biznesmenët e Kosovës protestë në Morinë

Forca të shumta policore dhe automjete dhe biznesmenë të revoltuar... Është kjo panorama që ka përfshirë këtë mëngjes pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Dhjetëra biznese nga Kosova po protestojnë kundërt propozimit të taksës nga qeveria shqiptare.

Në protestë kanë marrë pjesë importues të kripës, çimentos dhe ushqimeve të ndryshme.  Në shenjë proteste 150 kamionë kanë hyrë në Shqipëri pa mallra dhe janë kthyer po ashtu bosh në Kosovë.

Në protestë kanë asistuar edhe forca të shumta policore, për të parandaluar ndonjë incident.

Të fundit