Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Taksë e sheshtë apo progresive? Ish-ministri i Financave tregon zgjidhjen se si mund të luftohet më lehtë informaliteti dhe evazioni
Taksë e sheshtë apo progresive? Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ka komentuar një çështje e cila është kthyer në kryetemë të zhvillimeve politike ditën e sotme, ndërsa palët Rama – Basha kanë bërë premtimet e tyre.
Deklaratës së Ramës se “do të heqë tatim fitimin për biznesin me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë të reja, ndërsa për bizneset deri në 10 milionë lekë xhiro vjetore do të hiqet dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)”, kryedemokrati Basha i është përgjigjur me një premtim se “nëse do të vinte në pushtet do të rikthejë taksën e sheshtë në nivelin e 9%.”
Si ish-ministër i Financave, Ridvan Bode, në një koment të tij për qëndrimin e palëve thotë se: “taksa e sheshtë sjellë më shumë të mira sesa ajo progressive.”
Në një intervistë për A2 CNN, Bode theksoi se taksa e sheshtë e ulët mund të luftojë informalitetin, ndërsa pretendon se është edhe më inkurajuese për të luftuar evazionin.
“Mendoj që taksa e sheshtë paraqet më shumë avantazhe. Taksa e sheshtë është më e mirë, si për të garantuar të ardhurat e nevojshme për shpenzimet publike, ashtu edhe për të qenë neutrale në raport me zhvillimin e ekonomisë dhe politikave të çdo qeverie dhe është më e lehtë për t’u administruar, duke mos krijuar mundësi për marifete. Nëpërmjet një takse të sheshtë luftohet edhe informaliteti pa iu kundërvënë kapaciteteve investuese të biznesit. Një taksë e sheshtë e ulët është më inkurajuese për të luftuar evazionin”, deklaroi Bode.