Flash News

KRYESORE

Tani e pranojnë vetë, Ibra nuk do të transferohet te Milani

Tani e pranojnë vetë, Ibra nuk do të transferohet te Milani

Ka disa javë që spekulohet se Zlatan Ibrahimovic do të transferohet te Milani, por duket se gjërat po zbehen dhe në janar tifozët e "Djallit" nuk do ta shohin ëndërr të kthyer në realitet.

Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini kanë folur në festën e 120-vjetorit të klubit, ku e kanë pranuar se Ibra nuk do të rikthehet te Milani. Dy drejtuesit e kuqezinjve konfirmuan se gjithçka është ftohur dhe se suedezi mund të mos vishet kuqezi.

"Do të them ato që tha Maldini! Ibra vështirë të vijë!" deklaroi Boban. Kaq ishte. Tifozët duhet të mendojnë ndonjë emër tjetër për ta konsideruar idhull te Milani.

Të fundit