Flash News

KRYESORE

"Të ardhurat do të shkojnë në luftën kundër COVID-19", klip në kushte shtëpie; Bieber dhe Grande sjellin super bashkëpunimin

"Të ardhurat do të shkojnë në luftën kundër

Qëkur u bë publik lajmi se Ariana Grande dhe Justin Bieber do të sillnin një këngë së bashku, fansat u gëzuan shumë dhe në rrjetet sociale ishte ndër temat më të diskutuara.

Kënga e tyre “Stuck with you’ është publikuar dhe është nga ato këngët që të ngelin në mendje që në dëgjimin e parë – nuk është e nevojshme ta dëgjosh disa herë që të fillosh ta pëlqesh.

Ky bashkëpunim ka një klip shumë të thjeshtë, i bërë në kushte shtëpie dhe pjesë e kripit janë bërë dhe fansat e dy këngëtarëve. E bukura e këtij bashkëpunimi është se të ardhurat e këtij projekti do të shkojnë për personat që janë në vijë të parë të betejës së koronavirusit.

“Të ardhurat nga shitjet e këngës “Stuck With U” do të shkojnë për fondacionin e fëmijëve që do të  financojnë bursat e shkollave të  fëmijëve të punonjësve të kujdesit shëndetësor, teknikë mjekësorë të urgjencës, policë dhe zjarrfikës që shërbejnë në vijat e para gjatë pandemisë globale”, thanë ata pak ditë më parë.

Deri tani, kënga është pritur mjaft mirë dhe është komentuar pozitivisht nga fansat dhe ka marrë rreth 5 milionë klikime vetëm disa orë pas publikimit.

Të fundit