Flash News

KRYESORE

“Të armatosur në funeralin e avokatit”, Klodiana Lala: Në Elbasan, policia është e kontrolluar nga krimi i organizuar

“Të armatosur në funeralin e avokatit”, Klodiana Lala:

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në emisionin ‘Opinion’ se në funeralin e avokatit Ravik Gurra, i vrarë në Elbasan, ka parë njerëz të armatosur dhe problematik. Ndërkohë, sipas gazetares, në funeral nuk ishte i pranishëm asnjë efektiv policie.

“Kam parë njerëz të armatosur në varrimin e avokatit. Jam dëshmitare okulare dhe kam parë persona të armatosur. Asnjë polic nuk ishte i pranishëm në funeral”, tha ajo.

Lala theksoi se policia “është e kontrolluar nga krimi i organizuar në Elbasan dhe është tërësisht e paaftë.”

Gazetarja u shpreh se situata e rënduar kriminale në qytetin e Elbasanit zgjidhet vetëm me vullnet politik midis dy forcave politike, që kur drejtojnë shtetin duhet të dërgojnë atje njerëz profesionistë dhe të aftë.

Të fundit