Flash News

KRYESORE

"Të shohim mos bëjmë ndonjë koncert të bukur", babai i Dua Lipës në Tiranë

Përpara se Dua Lipa të bëhej kaq e famshme, ishte babai saj Dukagjini (që admiruesit e tij e njohin si Duki) i cili kishte një karrierë të konsoliduar muzikore. Tashmë i është përkushtuar tërësisht së bijës dhe e menaxhon gjithë kohës. Një foto e publikuar me Olen Cesarin ka ngritur dyshimet se ndoshta ai do të sjellë Duan të performojnë në Tiranë. “Ne erdhëm të shohim sheshin mos bëjmë ndonjë koncert të bukur në Tiranën e bukur. Si thoni?”. ka shkruar Oleni. Kujtojmë që vjet, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj postoi një foto me Dukagjin Lipën në Instagramin e tij dhe asokohe e komentoi këtë takim duke thënë se këtë vit nuk e bënë dot por vitin tjetër ku dihet mbase e sjellin Dua Lipën në Tiranë.
 
View this post on Instagram
 

#Repost @dukagjinlipa・・・ Always a pleasure to meet my friend @erionveliaj in #tirana

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Të fundit