Flash News

KRYESORE

"Të them të drejtën nuk u gëzova", Dudushi tregon ndjesitë për lëvizjen e Fevziut në Top Channel

"Të them të drejtën nuk u gëzova", Dudushi tregon

Verën e shkuar, lajmi më i diskutuar për lëvizjet mediatike ishte ai i Blendi Fevziut. Nëse moderatori i "Opinion" do të kishte pranuar të shkonte në Top Channel, shumë figura të tjera do kishin rënë në hije. Një ndër to është dhe Alban Dudushi me "Top shoë". I ftuar në "Thumb" Albania ka treguar që nuk i ka ardhur shumë mirë për këtë lajm.

"Të them të drejtën nuk u gëzova, por nga ana tjetër nuk është se pata këtë ‘obobo po iki unë meqë erdhi ky’. Ku flasim për Fevziun dhe emisionin e tij, flasim për një peshë shumë të madhe televizive në vend. Ardhja e tij në Top Channel natyrshëm që krijonte disa pyetje, të cilat unë i bëra. Një ndër to ishte: Ai vjen këtu, por cila është hapësira ime? Nuk u konkretizua dhe nuk kishte kuptim të vazhdonte më biseda me Ben Blushin,"- u shpreh Dudushi në "Thumb".

Të fundit