
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur

Albert V. Nikolla
Shkatërrimi i objektit të Teatrit Kombëtar, është krimi më i rëndë kulturor, i bërë në 30 vitet e demokracisë nga një qeveri në Shqipëri… ndonjëherë ndërtesa jo madhështore kanë shumë më tepër vlerë dhe rëndësi sesa ndërtesat gjigande 50 katëshe… ndërtesa ku u ngrit flamuri i pavarësisë në Vlorë, ka shumë më tepër rëndësi për ndjenjën dhe krenarinë tonë kombëtare sesa çfarëdo -50 katëshi gjigand ngritur në Tiranë. Thjesht sepse ka brenda Simbolikën e Historisë. Ndërtesa e Teatrit Kombëtar kishte miliarda herë më shumë vlerë sentimentale dhe kulturore, sesa të gjitha godinat që pretendohet të ngrihen në vend të teatrit dhe kullave komerciale.
Kjo për një arsye të thjeshtë. Është shembur teatri ku luajti Naim Frashëri dhe Sandër Prosi; është shembur teatri ku luajti Kadri Roshi dhe Violeta Manushi… është shembur teatri ku luajti Rikard Ljarja dhe Roland Trebicka. Është dhembur teatri ku luajti Tinka Kurti, Robert Ndrenika dhe Roza Anagnosti…. është shembur teatri ku luajti Sulejman Pitarka dhe Xhevdet Ferri…. Teatri i ri, sado modern të jetë s’ka për të qenë kurrë teatër legjendash të pavdekshme të kulturës sonë kombëtare, me sentimente dhe histori kombëtare, por thjesht një teatër i atyre që lejuan të shkatërrojnë historinë e paraardhësve të lavdishëm dhe përdhosën historinë e tyre të ardhme…
Përjashtoj këtu të gjithë ata aktorë të teatrit, që nuk u bënë palë as me shtetin e Ramës dhe as me opozitën e Lulit, por që me vetëdije dhe vetëm për arsye madhore të kujtesës kombëtare u vunë në mbrojte të teatrit…
Teatri i ri modern, që mund ta zëvendësojë, nuk do të ketë kurrë madhështinë e atij teatri të vogël …sepse thjesht, ai do të jetë një bunker i madh komercial…
Dhe pas gjithë asaj dhembjeje, fare thjesht mund të habitemi me kryeministrin actual: Auuu, çfarë urrejtje për memorien tonë kombëtare ky njeri që pretendon të jetë artist… e paparë… Ajo godinë ishte ndoshta teatri më primitiv në botë, por ishte Teatri i parë Kombëtar i shqiptarëve, pas 500 vjet pushtimi turk…kishte vlera të jashtëzakonshme për memorien artistike te kombit. Ishte një muze i madh historisë së artit dramatik, një muze i madh etnografik (me kostume pafund, të-të gjitha llojeve), ishte një ekspozicion i magjishëm fotografik, me arshivë të pafundme të pamjeve ndër vite të aktorëve të kombit….
Edi Rama i vuri ruspën, sepse ai i urren ndjenjat kombëtare, sepse është pa kombësi, i urren ndjenjat njerëzore, i urren kujtimet e bukura të kombeve, sepse ai do të sundojë një komb të vogël. Edi Rama e urren Teatrin Kombëtar dhe artin e suksesshëm, sepse vetë ka dështuar në art, ndaj ka marrë fenerin dhe në errësirën e orës katër të natës, shembi me eskavator historinë e suksesit të një Plejade Artistësh, që nuk do të përsëritet me kurrë në kulturën tonë kombëtare.
Pa frikë mund të thuhet, se goditja e memories kombëtare të Teatrit është një nga aktet me kriminale të qeverisë Rama… Mjafton të kujtojmë sesa Breza Artistesh, përfshirë dhe Kujtim Spahivoglin, u burgosën për të mbajtur gjallë artistikisht në nivele evropiane pikërisht këtë teatër, sa patriotë kosovarë janë futur në burg gjatë regjimit titist, sepse dëgjonin në Radio Tirana dramat e luajtura në këtë teatër, dhe më vonë pse shihnin në TVSH lojën e papërsëritshme aktoriale të Vëllezërve te tyre. Dhe të gjitha këto fakte na japin mundësinë të kuptojmë rëndësinë e kësaj ndërtese në Ngritjen Shpirtërore të Kombit të dërrmuar nga Historia Tragjike e Turqizmit e Jugosllavizmit, që për fat të keq ka gjetur terren edhe sot e kësaj dite te sjelljet e Edi Ramës.
Të gjithë e dimë se një komb ka katër kolona në të cilat duhet të mbështet për të ekzistuar: është Gjuha Kombëtare, Shqipja jonë e vjetër sa vetë njerëzimi që na jep thelbin e etnisë, – Etnografia e krijuar në mijëra shekuj, që na jep tipare kombëtare karakteristike dhe mënyrën e jetesës krejt origjinale, -është Arti si nevojë shpirtërore që fillon me një vegël Muzikore si Lahuta dhe Cyrla (pas një pjesë metalike, që e bën të vjetër baras me epokën e Gurit) dhe Ekonomia, si mbështetëse dhe financuese e pavarësisë dhe identitetit etnik.
Arti dhe Kultura në Shqipëri, janë të margjinalizuar
Gjuha u godit me Botimin e Fjalorit Etimologjik Shqiptar të rusit Vladimir Orel në gjithë botën: Angli, Gjermani, SHBA dhe Rusi. Dhe për çudi bashkëpunëtore në këtë krim monstruoz ndaj gjuhës dhe kulturës shqiptare ishte Akademia e Shkencave te Shqipërisë që i dha leje, madje edhe e ndihmoi me arshivë gjuhëtarin më anti-shqiptar të të gjitha kohërave. Në këtë fjalor del që Gjuha e bekuar Shqipe, që i këndoi De Rada, Naimi e Fishta e Mjeda, Lasgushi, Migjeni e Kuteli, Reshpja, Agolli e Kadareja, është një përzierje Greko-Latino- Sllavo-Turke….megjithëse kjo mohohet katërcipërisht nga Bopp, Han, Truman, se fundmi edhe Edvin Jacques, e një sërë gjuhëtarësh Gjermano -Franko-Amerikane, që pa asnjë stimulim nga shteti shqiptar, qoftë dhe një dekoratë të thjeshtë falënderimi, thonë të vërtetën që shqipja është një ndër tri gjuhët më të vjetra të Europës.
Etnologjia, vjedhja dhe shitja pa kontroll e veglave të muzikës, (kujtojmë me mijëra lahuta të vjetra që u shitën gjate sezoneve turistike për Serbë e Malazezë dhe që tani ekspozohen në muzeumet apo hotelet e këtyre vendeve si “Gusla”, shitja apo trafikimi i kostumeve kombëtare dhe së fundi shkatërrimi i Trashëgimisë Kostumgrafike të Teatrit Kombëtar, nuk janë gjë tjetër veçse akte barbarie të një qeverie të papërgjegjshme dhe cinike, që po punon për shkatërrimin e Shqipërisë dhe të çështjes kombëtare.
Arti ynë kombëtar po shkatërrohet me shembjen e godinave historike: janë me dhjetëra shtëpi dy apo tre shekullore, vila, modelet e te cilave ruhen në të gjithë Europën me fanatizëm, por që në Tiranë shemben si pa të keq për të ndërtuar billdingje. Tirana historike është varrosur nën billdingje, më pat thënë Maks Velo dikur! E keqja shkon edhe më larg, me mosfinancimin e Botimeve Themelore të kulturës sonë Shqiptare, si veprën e Petro Zhejit, të De Radës, të Naim Frashërit etj në gjuhët Angleze, Franceze dhe Gjermane.
Eposi i “Mujit dhe Halilit” ju fal Serbisë nga qeveria Rama. Një krim i rëndë Historik. Edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi Panteonin e Etërve të Kombit, një muze me të gjitha bustet dhe artefaktet e Baballarëve të kombit shqiptar, dhe anash mauzoleumit, varrezat e këtyre burrave, diku lart në malin e Dajtit mund të bëhej kjo. Nuk kemi Akademinë post universitare të artit, ku do të përgatiteshin shkrimtarët e ardhshëm, arkeologët e ardhshëm, dhe regjisoret e ardhëm, me kurse speciale siç i ka ta zëmë Belgjika, Franca Gjermania, Rusia, etj. Nuk kemi entin tonë kombëtar të Përkthimeve në gjuhë të huaja, ku përkthyes të ndryshëm të shqipes nga e gjithë bota do të thirreshin në konkurse përkthimesh për të proklamuar kulturën tonë.
E gjitha kjo kur ekonomia (shtylla e ekzistencës biologjike të Kombit) po shkatërrohet duke i dhëne privatit troje miliona dollarëshe, në Tiranë e kudo në mënyrë të paligjshme, duke shitur koncesionet e Minierave dhe duke shkatërruar industrinë Petrolifere. Pra, Edi Rama dhe klika e tij, po e minon kombin shqiptar në katër shtyllat e ekzistencës së tij. Këtë mund ta bëjnë vetëm armiqtë më të mëdhenj të popullit tonë.
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

