Flash News

KRYESORE

Temperaturat e larta në Australi thyejnë rekordet kombëtare, 35.9 gradë celsius gjatë natës

Temperaturat e larta në Australi thyejnë rekordet kombëtare, 35.9

Australia po kalon ditët më të nxehta që janë regjistruar ndonjëherë. Një valë të nxehtit ekstrem ka prekur vendin që nga e shtuna e kaluar, duke shkaktuar zjarre, viktima dhe rritje të numrit të personave që shtrohen në spitale.

Meteorologët australianë thanë se të dhënat paraprake tregonin një temperaturë kombëtare maksimale prej 40 gradë Celsius.

Ndërkohë që në Neë South Ëales është regjistruar temperatura 35.9 gradë Celsius gjatë natës. Kjo është temperatura minimale më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Australi.

Temperaturat aktualisht shkojnë mbi 42 gradë Celsius në shumë zona të vendit. Në disa zona të Australisë perëndimore u regjistruan temperatura deri në 14 gradë më të larta sesa mesatarja. Rekordet janë thyer në të paktën 10 zona të vendit.

Të fundit