Flash News

KRYESORE

Temperaturë e lartë dhe konvulsione muskulare, Pele shtrohet me urgjencë në spital

Temperaturë e lartë dhe konvulsione muskulare, Pele shtrohet me

Ikona e futbollit botëror, Pele, ka alarmua fansat e tij pas një problem shëndetësor të menjëherëshm, ku i'u desh të shtrohej me urgjencë në spital.

Braziliani shfaqi një temperaturë të lartë aspak të zakonshme dhe konvulsionet muskulare.

Kjo ndodhi vetëm pak orë pasi ai ishte bërë protagonist i një dueti me futbollistin francez Kylian Mbappe.

Mediat francize shkruajnë për një patologji të njohur me emrin “spazmofilia”, që konsiston në hiperakktivitet të muskujve dhe konvulsione e kontraktime shpeshherë të pavullnetshme.

Në moshën 78-vjeçare dhe me një karrierë impresionuese ku kaloi kufirin e 1000 golave, Pele nuk është hera e parë që kërkon ndihmë mjekësore pas eventeve publike.

Kujtojmë se në Lojërat Olimpike të Rio De Zhaneiros në 2016 ai nuk ishte në gjendje të qëndronte në këmbë në ceremoninë inauguruese, ndërsa në shortin e Botërorit të Futbollit 2018 u detyrua të shkonte në një karrige me rrota.

Tani në Paris duket gjithçka është nën kontroll, por sinjalet aspak inkurajuese për shëndetin e Pelesë po trembin ende admiruesit e futbollit.

Të fundit