Flash News

KRYESORE

Tension te “Unaza e Re”, IKMT nis aksionin për shembjen e banesave

Tension te “Unaza e Re”, IKMT nis aksionin për shembjen e

Që në orët e para, situata është tensionuar mes banorëve në zonën  e Astirit dhe forcave të policisë.

IKMT ka nisur aksionin për shembjen e banesave, ndërsa fadromat kanë nisur punën për prishjen e shtëpisë së parë.

Në zonën e Astirit ka prani të shtuar të forcave të policisë, ndërsa po vijon aksioni që do t’i hapë rrugë ndërtimit të ‘Unazës së Re”.

Mes banorëve dhe policisë ka patur përplasje fizike, ku për pasojë mes tyre ka edhe të lënduar. Banorët e Astirit protestojnë prej një viti, pasi kundërshtojnë projektin e qeverisë.

Të fundit