Flash News

KRYESORE

Tensione në Kuvend, deputeti socialist ftesë kolegëve për të marrë pjesë në aktivitetin privat të universitetit të tij

Ditën e sotme në seancën parlamentare të Kuvendit, të gjithë deputetëve u janë shpërndarë ftesa për të marrë pjesë në një aktivitet privat.

Bëhet fjalë për një konferencë që do të mbahet nga deputeti Anastas Angjeli, themelues i Universitetit Mesdhetar.

Kanë qenë punonjësit e Kuvendit ata të cilët kanë shpërndarë agjendën e aktivitetit që do të mbahet ditën e nesërme, ku i pranishëm do jetë dhe kryeministri Edi Rama e ministri Arben Ahmetaj.

Deputeti socialist ka ‘shfrytëzuar’ rastin për të reklamuar universitetin, ndonëse seanca e sotme është shoqëruar me tensione dhe ndërprerje të shpeshta.

Të fundit