Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Tentoi të vriste Lulzim Berishën, Gjykata e Durrësit dënon me burg Ahmet Ajetin
Gjykata e Durrësit ka dënuar me 24 vite burg për tentativë vrasje atentatorin e Lulzim Berishës në vitin 2005. Pavarësisht dënimit me 24 vite burg për tentativë vrasje, Ahmet Ajeti do të vuajë 16 vite për gjykim të shkurtuar.
Kujtojmë se, Ajeti tentoi 30 gushtin e 2005 të vrasë ish- kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berishën në bashkëpunim me Osman Korpuzin. Në dëshminë e tij përpara trupit gjykues, Ajeti nuk e ka pranuar krimin duke u shprehur se plagën që kishte në trup e ka shkaktuar vetë.
“Erdha në Shqipëri pasi kërkoja punë, erdha bashkë me Osman Karpuzin, të cilin e kam njohur në Maqedoni. U ndalëm fillimisht në Tiranë tek një ndërtesë, aty takuam dy persona të cilët na thanë se do të na gjenin punë, por puna sipas tyre ishte në Durrës. Pasi u nisëm drejt Durrësit, ata na vendosën në një hotel që sipas tyre ishte hoteli i tyre. Dy persona u kthyen sërish dhe na sollën një armë dhe një fotografi. Na thanë “këtë personin duhet ta vrisni”. Dy personat folën më tepër me Osmanin. Ne nuk donim ta bënim, por ata na thanë nuk kemi shpëtim pa kryer krimin. Osmani doli për të blerë cigare, unë mora armën dhe vendosa të vetësakrifikohesha. Qëllova veten në krahun e majtë, afër ijes së barkut. E bëra këtë gjë pasi nuk doja të kryeja vrasjen që ma kërkuan ata. Kisha ardhur në Shqipëri për të kërkuar punë, isha kryefamiljar dhe vëllai ishte invalid lufte. Më çuan në spital, aty erdhën dy persona që më thanë që nëse tregoja “nuk do ta shikoja vëllain”. Më mori policia në pyetje dhe pastaj më çuan në një shtëpi ku më vendosën në ruajtje të një efektivi. I tregova policisë se isha plagosur gjatë një sherri banal me dy persona dhe se ata më kishin plagosur.”-, ka thënë Ajeti.