Flash News

KRYESORE

Tërhiqet RTSH, opozita me në krye Bashën kthehet në Kuvend

Tërhiqet RTSH, opozita me në krye Bashën kthehet në Kuvend

RTSH e cila për disa minuta mori monopolin e sinjalit të transmetimit të Kuvendit, është tërhequr dhe sinjali u është dhënë  të gjitha mediave.

Opozita e cila braktisi Kuvendit, pas ndërprerjes së sinjalit është rikthyer në Parlament, me në krye Lulzim Bashën.

Rama mori fjalën dhe sqaroi se televizioni shqiptar nuk mund të ketë asnjë ekskluzivitet në transmetimin e seancave, dhe se Kuvendi duhet të ketë televizion të vetin.

 “Mënyra sesi funksionon shërbimi i Parlamentit për vënien e hapsirës televizive në raport me punimet e tij të ndryshojë. Jemi në kushtet e një shërbimi komunist. Televizioni shqiptar nuk mund të ketë asnjë ekskluzivitet në transmetimin e kuvendit. Kuvendi duhet të ketë televizionin e vet, shërbimin e vet, për të gjithë të interesuarit që marrin këtë shërbim. Në çdo Parlament demokratik ky shërbim i vjetër nga ekrani i Kuvendit është koha që kjo të bëhet dhe në Shqipëri. Sot në çdo vend tjetër nuk mund të ketë 25 kamera në sallë.

Duhet të ketë një regji televizive të kuvendit dhe ua jep të gjithëve atyre operatorëve që duan ta transmetojnë. Ligji që imponon televizioni publik në dhënien falas të veprimtarisë së kuvendit është vetëm një nga kushtet e ligjit.

Kërkesa e TV publik për t’ua shitur apo imponuar televizioneve private me logon e TVSH është diçka që i takon të shkuarës sepse asnjë televizion nuk mund të ketë këtë ekskluzivitet. Të gjithë operatorët mediatik do e kenë falas kuvendin si në ERTV, falas për të gjithë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Të fundit