Flash News

KRYESORE

Tërmeti rëndon edhe brezat e ardhshëm/ 1.15 miliard euro për rindërtimin por ‘pjesa e luanit’ është kredi

Tërmeti rëndon edhe brezat e ardhshëm/ 1.15 miliard euro për

Shqipëria ka arritur të grumbullojë 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve. Bota ka qenë shumë bujare me ne, sidomos vende mike si Franca, Italia, SHBA, Gjermania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia e shumë kombe të tjera që kanë bërë donacione me shifra shumë të mëdha.

Por jo e gjithë kjo shifër e deklaruar sot është dhuratë. Një pjesë shumë e madhe, madje pjesa më e madhe e saj, është kredi dhe do të duhet ta shlyejnë brezat e ardhshëm.

Kështu për shembull, Franca përveç shifrës shumë bujare të 100 milionë eurove që dhuroi, 65 milionë të tjera i dha hua. Banka e Këshillit të Evropës ka njoftuar se 100 milion eurot e saj do të jenë hua gjithashtu. Edhe Grupi i Bankës Botërore dhe IFC do të japin 160 mln euro kredi ndërkohë që Banka Evropiane e Investimeve do të japë një hua që do të shkojë për sektorin privat dhe një për strehim. Shifër e cila mund të shkojë deri në 100 milion euro. Banka Evropiane për Rindërtim (BERZH) do të japë 100 milion euro për rindërtimin dhe 18 mln euro hua për ujësjellësin

Një tjetër shifër kolosale që ende nuk është konfirmuar nëse është grant apo kredi është ajo e Grupit të Bankës Islamike për Zhvillim, rreth 365 milion euro në formë programesh investimi dhe 50 milion euro për rikuperimin e  mjedisit të biznesit.

Pra, e sigurt është që mbi 500 milionë euro janë kredi, të cilat do t’i shtohen shifrave të frikshme të borxhit publik që ka Shqipëria. Nëse pastaj llogarisim edhe shifrën e Bankës Islamike atëherë Konferenca e Donatorëve, përveçse ndihmës së vyer, na ka ngarkuar një barrë shumë të madhe mbi supe.

Të fundit