Flash News

KRYESORE

Testet për Covid-19, Policia hedh në gjyq Spitalin Amerikan

Testet për Covid-19, Policia hedh në gjyq Spitalin Amerikan

Policia e Shtetit ka hedhur në gjyq Spitalin Amerikan lidhur me testimet që kryhen në këtë spital për Covid-19.

Prokuroria e Tiranës njoftoi se kishte marrë një kallëzim nga policia ndaj spitalit privat për akuzat e “përhapjes së panikut” dhe “kontrabandës”.

Koordinatorja për të drejtën e informimit pranë Prokurorisë së Tiranës, Lorena Salillari tha se “ka mbërritur kallezimi ndaj Spitalit Amerikan për veprat penale të parashikuara nga nenet 267 dhe 174 te Kodit Penal,  “kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Ajo tha se ende nuk ishte regjistruar një procedim penal dhe ende nuk ishte shortuar çështja.

Vetë drejtori i këtij spitali, Klodian Allajbeu, deklaroi disa ditë më parë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziut, se spitali disponon një pajisje që mund të kryejë deri në katër mijë testime në ditë, për koronavirusin Covid-19.

Agjencia Shtetërore Barnave, nga ana e tjetër, reagoi duke njoftuar se asnjë institucion tjetër veç Institutit të Shëndetit Publik nuk kishte certifikim për të bërë testime.

Të fundit