Flash News

KRYESORE

Tetë kandidatë refuzojnë mandatin e deputetit në KQZ, mes tyre edhe këshilltarja e Metës

Tetë kandidatë refuzojnë mandatin e deputetit në KQZ, mes

Tetë kandidatë në listat pasuese të PD dhe LSI të dalë prej zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës kanë refuzuar mandatin e deputetit, duke mos dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularët e dekriminalizimit.

Bëhet fjalë për kandidatë në listat shumëemërore të PD dhe LSI në qarkun e Shkodrës, Korçës, Vlorës, Durrësit, Lezhës dhe Elbasanit, ndërsa bie në sy edhe emri i Brunilda Paskalit, aktualisht këshilltare e presidentit Ilir Meta, dhe ish- zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

Njoftimi i KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 09.04.2019, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt – vendimeve:

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z. Arvit Bushati, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Kristiano Koçibelli, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Vlorë, z. Lorenc Danaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Shkëlqim Fortuzi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Luigj Gjergji, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Klajti Reçi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, Qarku Korçë, znj. Brunilda Paskali, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, Qarku Elbasan, znj. Edlira Çekrezi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

 

Të fundit