Flash News

KRYESORE

Tha "Allahu Akbar" në publik, besimtari gjobitet me 200 euro

Tha "Allahu Akbar" në publik, besimtari gjobitet me 200 euro

Një besimtar mysliman është gjobitur me 200 euro në Zvicër pasi tha ‘Allahu Akbar’ në publik.

I identifikuar si Orhan E., 22-vjeçari thirri ‘Allahu Akbar’ pasi u surprizua kur pa një shokun e tij dhe policia e qytetit Schaffhausen e ndaloi për prishje të qetësisë publike.

Orhan tha se policia e kontrolloi  për armë dhe e pyeti se çfarë donte të thoshte me atë frazë, duke pasur parasysh edhe frikën për ndonjë sulm terrorist.

“Ne e përdorim ‘Allahu Akbar’ si një përshëndetje dhe thuajse në çdo fjali. Më kërcënuan me burg nëse nuk do paguaja gjobën. Kam lindur këtu dhe nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë”, tha ai për mediat.

Ndërkohë, policia e ka mbrojtur veprimin e saj, duke thënë se do vepronte në të njëjtën mënyrë edhe nëse dikush do kapej duke sharë në publik.

Të fundit