Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Thaçi promovon në Austri ndryshimin e kufijve: Kosova dhe Serbia anëtarësohen në BE dhe NATO
Presidenti i Republikës së Kosovës insiston se arritja e një marrëveshje finale me Serbinë do ketë si objektiv shkëmbimin e territoreve midis dy vendeve.
Në një intervistë për Agjencinë austriake të lajmeve ‘APA’, Thaçi ka shtuar se me Serbinë do të trajtohen edhe çështje të tjera, si ajo e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët edhe më tutje nuk janë kthyer në vendlindje.
“Nuk është vetëm për të shkëmbyer territore, por edhe për shumë aspekte të tjera”, ka thënë për agjencinë austriake APA, presidenti i Kosovës.
“Për Kosovën dhe Serbinë kjo do të mundësojë anëtarësimin në BE, derisa për Kosovën edhe në NATO. Nuk do të ketë kufij monoetnik dhe të dyja shtetet do të jenë shumetnike. Arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, nënkupton që nuk do të ketë më kurrë luftë ndërmjet dy shteteve. Qytetarët do të kenë një jetë më të mirë, sepse nga jetësimi i marrëveshjes do të përmirësohet edhe gjendja ekonomike dhe do të krijohen më shumë vende të punës, derisa kufijtë do të largohen, duke u bazuar në modelin evropian. Shansi për të arritur një marrëveshje të tillë asnjëherë nuk ka qenë më i mirë, sepse kemi mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së.
Risia është që edhe Rusia do të jetë në gjendje të pranojë marrëveshjen, nëse të dyja palët pajtohen. Prandaj, është me rëndësi që të shfrytëzohet ky momentum për të arritur një marrëveshje të balancuar, e cila merr parasysh interesat e dy vendeve. Në të kaluarën nuk ka pasur një gatishmëri të tillë”, ka shkruar Thaçi, në një status në rrjetin social Facebook.
Çështja e shkëmbimit të kufijve mbështetet nag SHBA, dhe disa vende të BE, por kundërshtohet fuqishëm nga Gjermania.
Tirana zyrtare, përmes kryeministrit Rama ka lënë të kuptohet se është pro idesë së Thaçit, ndërsa presidenti Ilir Meta publikisht është pozicionuar kundër.