“Thirre çikë atë të ziun ”, si i drejtohet Rama –romit pasi i kërkoi strehim për të ëmën pas tërmetit

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Kurbin. Ndër ata që i janë ankuar, ka qenë edhe një banor që i përket komunitetit rom.

“Gjithë këto këtu janë të bardhë, vetëm unë jam i zi”, i tha banori-Ramës.

Rama: Ti je si shpirt, hajde ulu këtu afër meje. Largohu ti i bardhi se e kemi me të ziun tani.

Banori: Më është prishur shtëpia ku isha me qira. Të paktën vere dorën në zemër edhe për romët.

Rama: Sa i dua unë romët nuk i do njeri, këtë ta dish. Jeni njerëz me shpirt të madh, art, qejf, muzikë, nuk ankoheni, jetoni si t’ju vijë, edhe bëni shumë kalamaj.

Pas tij, një tjetër banor i dorëzoi çelësin e hotelit ku ishte akomoduar deri tani, të cilin Rama kërkoi t’ja japë banorit rom që kërkonte të sistemonte nënën e moshuar.

Rama: Thirre çikë atë të ziun, ki iku, ku është ai i ziu, thirre pak që t’i japim çelësin për të ëmën.