Flash News

KRYESORE

"Thyej heshtjen", ndërgjegjësoni edhe ju përmes filtrit më të ri në Instagram

'Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë' (OSBE) ka nisur "16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore" me fushatën "Thyej heshtjen".

Kjo fushatë synon ndërgjegjësimin e shoqërisë kundër dhunës ndaj vajzave e grave, një fenomen i cili fatkeqësisht vazhdon ende në Shqipëri, ku 1 në 3 gra (sipas gjetjeve të Anketës së OSBE-së, përjetojnë ngacmime seksuale.

Ky është momenti i duhur për t`i thënë STOP çdo lloj dhune që i ushtrohet vajzave dhe grave. Tashmë këtë mund ta bëni edhe përmes rrjeteve sociale pasi OSBE ka vënë në dispozicion një filtër shumë interesant në Instastory, të cilin mund ta përdorni edhe ju.

Provojeni dhe ju, duke klikuar StopVAW – OSCE në cepin e majtë të ekranit tuaj për të realizuar një foto apo video-mesazh me filter-in. Kur hap gojën, zinxhiri zhduket, ju i keni dhënë fund heshtjes. Nëse jo, zinxhiri vazhdon të mbetet aty. Iniciativa të tilla të vogla, krijojnë impakt të madh. Mos harroni të bëni tag @osceorg dhe @osceinalbania. Thyeje heshtjen, jepi fund dhunës! #StopVAW

Ky është linku në të cilin mund ta përdorni dhe ju këtë filtër:

https://www.instagram.com/s/aGlnaGxpZ2h0OjE4MDE0NDQ1MTUxMjUyMTk4?igshid=161lx9jeë8e87&story_media_id=2185766385775238521_223949784

Të fundit