Flash News

KRYESORE

“Time” shpall Greta Thunberg personazhin e vitit për 2019-ën

“Time” shpall Greta Thunberg personazhin e vitit për

Aktivistja 16-vjeçare për ndryshimet klimatike, Greta Thunberg, është zgjedhur nga revista “Time” si personazhi i vitit.

Në listën e “Time” këtë vit ishin edhe presidenti amerikan, Donald Trump, kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe protestuesit e Hong Kongut.

“Ajo ka arritur të krijojë në botë një zhvendosje të qëndrimit për këtë çështje, duke kërkuar ndryshime urgjente. Ajo ka ofruar një thirrje morale për ata që janë të gatshëm të veprojnë”, shkruan revista “Time”.

Gjithashtu Greta Thunberg ka qenë favorite për të fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019, i cili I shkoi kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed.

Në kuadët të samitit për klimën të Kombeve të Bashkuara që po mbahen në Spanjë, Thunberg tha se dekada e ardhshme do të përcaktojë të ardhmen e planetit. Ajo akuzoi liderët botërorë se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të mos bërë ndryshime thelbësore në çështjen e klimës.

Të fundit