Flash News

KRYESORE

Tirana dezinfekton rrugët gjatë natës, Veliaj kërkesë banorëve për parkimin e makinave

Tirana dezinfekton rrugët gjatë natës, Veliaj kërkesë

Tirana ka dezinfektuar rrugët gjatë natës në kuadrin e masave për përhapjen e koronavirusit, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri një kërkesë banorëve që të mbajnë të lira rrugët e brendshme të lagjeve në mënyrë që makina e dezinfektimit të kryejë sa më mirë punën e saj.

“Ju lutem mbajini rrugët e brendshme të lira nga parkimi i makinave, vetëm në këtë mënyrë mund të qarkullojnë lirshëm përgjatë natës e të kryejnë misionin e tyre mjetet e dezinfektimit! Faleminderit për bashkëpunimin, vetëm kështu do ja dalim”, shkruan Veliaj në Facebook.

Përvec rrugëve, në Tiranë po bëhet dezinfektimi i institucioneve, ambienteve publike dhe parqeve.

Të fundit