Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Në pranga 44 vjeçari, u kap me pistoletë dhe makinë të blinduar (video)

Tiranë/ Në pranga 44 vjeçari, u kap me pistoletë dhe

Policia e Tiranës vuri në pranga një 44 vjeçar, i cili drejtonte një automjet të blinduar dhe mbante një pistoletë pa leje. Në prangat e uniformave blu ra drejtuesi i mjetit Mondi Voga  nga Fushë Kruja i cili gjithashtu kishte mangësi në dokumentacionin e mjetit.

Mondi Voga u akuzua rreth 1.5 vite më parë se rrahu avokatin Ilia Ilia. Ndërkohë, në rrjetet sociale gjenden mjaft foto të tijat me prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Këtij të fundit iu bë atentat disa muaj më parë ku mbeti i vdekur shoferi, e ai me një tjetër person ngelën të plagosur.

Policia Rrugore e kryeqytetit, në rrugën interurbane Vorë-Krujë konstatoi se lëvizte një automjet që përdorte sisteme pamore shtesë dhe menjëherë u vu në ndjekje të tij duke e ndaluar.

Nisur nga mangësitë dhe përdorimi i sistemeve pamore shtesë, nga patrulla e Policisë Rrugore u bë edhe një kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, këtij shtetasi, në çantën e dorës iu gjet edhe një armë zjarri pa leje, e tipit TT. Menjëherë u bë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Automjeti i blinduar u sekuestrua ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime te tjera hetimore e procedurale.

Gjithashtu, shtetasi u ndëshkua edhe me masën administrative “Tërheqja e lejes së drejtimit”, për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar.

Gjithashtu, nga kontrollet e tjera policore, nga efektivet e Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim.

Ata janë E. K, 20 vjeç, i cili u ndalua për t’u ndëshkuar me masë administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por nga verifikimi i mëtejshëm rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik”, si edhe B. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por nga verifikimi rezultoi se ky shtetas ishte i dënuar nga Gjykata e Rrethit Durrës me 2 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Në pranga ra edhe shtetasi M. C., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili nga verifikimi rezultoi i papajisur me leje drejtimi, si dhe duke transportuar me mjet disa shtetas sirianë, në drejtim të Shkodrës, me qëllim dhënien ndihmë, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit.

Nga data 1 deri në 14 janar 2020, falë kontrolleve nga Policia e Shtetit janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 kallashnikovë, 3 armë gjahu, 3 pushkë, 1 silenciator, fitil zjarrpërcjellës dhe 3 armë të ftohta (thika).

Të fundit