Flash News

KRYESORE

Tiranë/Ra nga lartësia teksa po punonte, humb jetën 60-vjeçari

Tiranë/Ra nga lartësia teksa po punonte, humb jetën

Një 60-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ra nga një ndërtesë e lartë teksa po punonte.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut rreth orës 09:00, në një objekt në rikonstruktim.

Shtetasi me inicialet F. Z. u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq ndërroi jetë gjatë rrugës.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat 60-vjeçari humbi jetën, ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit