Flash News

KRYESORE

Tre ditë të bllokuar në Kapshticë, flet emigranti: Shteti shqiptar na kanë shtyrë mbrapsht, grekët do na japin zgjidhje

Tre ditë të bllokuar në Kapshticë, flet emigranti: Shteti

Të paktën 50 emigrantë kanë mbetur të bllokuar prej tre ditësh në doganën e Kapshticës. Sipas Balkanëeb, një nga emigrantët shqiptarë që kërkon të kthehet në atdhe, Naim Calla, është shprehur se kanë qenë strukturat e shtetit grek që kanë premtuar gjetjen e zgjidhjes. Calla shprehet se prej tre ditësh po qëndrojnë në temperatura nën zero dhe pa ushqim.

”Na kanë nxjerrë nga zona neutrale dhe na kanë çuar në zonën greke. Ata na thonë gjeni sa më shpejt zgjidhjen me policinë dhe komisariatin e Bilishtit. Na kanë bërë barrikadë përpara në kanë rreshtuar makina e Policisë. Po tani në këto momente gjendja është rënduar. Është minus temperatura. Kemi tre ditë pa ngrënë.

Tani sa bisedova me një nga autoritetet greke na kanë thënë se shumë shpejt do gjendet një zgjidhje. Autoritetet shqiptare na kanë shtyrë mbrapsht. Deri tani na thotë se për 15 minuta në rast se ju nuk veproni do veprojmë ne. Kemi tre ditë që rrimë në zonë greke dhe jo në zonën neutrale.

Kamionët kërkojnë të lëvizin. Nuk e kemi me kamionët por duam zgjidhje. Kemi 3 ditë këtu. Policia greke po sillet shumë mirë. Është shumë zhurmë. Kemi gra. Gjendja është rënduar psikologjikisht edhe tek njerëzit. Asnjë gjë, asnjë gjë, takojmë policët shqiptarë asnjë nuk na komunikon. Kështu do vijojmë. Nuk jemi në gjendje të vazhdojmë natën jashtë. ”- tha Naim Calla.

 

Të fundit