Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tri ndryshimet që ka nevojë vendi? Blendi Fevziu: Fillimisht duhet të ikë kjo qeveri
Gazetari Blendi Fevziu ka qenë i ftuar special mbrëmë në emisionin ‘Shiko kush Luan’, në Top Channel.
Gjatë intervistës nga Luana Vjollca, Fevziu është pyetur për tri ndryshimet e duhura që i nevojiten vendit këto kohë, duke nisur nga qeveria aktuale.
“Ti e njeh mirë situatën politike të vendit. Më thuaj cilat janë tre ndryshimet e duhura që duhet të bëjë qeveria?”, e pyet Vjollca.
Fevziu përgjigjet: Fillimisht duhet të ikë qeveria, do ishte ndryshimi më i mirë se do krijonte një rotacion. Së dyti, ai që do vinte, duhet të kishte besimin absolut të shqiptarëve dhe ky vend do të ketë perspektivë kur të dyja palët të mendojnë më shumë për vendin se sa për karrierën e tyre brenda partive”.
I pyetur nëse dy vajzat e tij dëshiron të jetojnë në Shqipëri apo jashtë, gazetari tha: Ky vend për fatin tonë të keq është ende shumë maskilist, nuk ka vlerësimin e duhur dhe i vështirë për gratë se sa për burrat. Kjo nuk është vetëm fatkeqësi e vendit tonë, ka edhe te vendet që kanë probleme me varfërinë, zhvillimin historik, por nëse doni të shihni emancipimin e një vendi, shiheni në raportin që krijon edhe në trajtimin e grave dhe vajzave.
Sot, Ruanda është një vend që të befason, ka më shumë gra në qeveri se sa burra, por ka një president që merr vendime edhe për gratë e burrat, Pra kur ka barazi absolute, jo për formulë”, tha Fevziu.