Flash News

KRYESORE

Tronditet PSG, presidenti nën akuzë nga Prokuroria

Tronditet PSG, presidenti nën akuzë nga Prokuroria

Pas Manchester City-t ekipi tjetër që po kalon në sitë është PSG. Presidenti Nasser Al-Khelaifi akuzohet për ryshfet ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.

Akuzat janë në kuadër të të drejtave televizive për Kupën e Botës. Numri një i PSG zotëron BeIN Media Group dhe i ka blerë përmes Valckes.

Ky i fundit është akuzuar për pranimin e ryshfeteve për të drejtat televizive të Kupës së Botës. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Zvicër doli ne njoftim për shtyp dhe ka ngarkuar me akuza ish-zyrtarin e FIFA.

Valcke u pezullua për 12 vite nga futbolli, pasi u shpall fajtor për shumë akuza. Skandalin e shitjes së biletave të Kupës së Botës, abuzime me shpenzimet e udhëtimeve dhe shitjen e të drejtave televizive nën kosto.

Të fundit