Flash News

KRYESORE

“Trump i ofroi marrëveshje për falje Assange”, reagon urgjent Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë i ka mohuar totalisht të gjitha pretendimet se Presidenti Trump i kishte ofruar falje Julian Assange, themeluesit të WikiLeaks i cili po lufton ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, nëse ai do ta shfajësonte Rusinë dhe do të deklaronte e ajo nuk ishte e përfshirë në hakerimin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ka qenë grupi i avokatëve të Assange, ata i tha një gjykate në Londër të mërkurën se z. Trump kishte bërë ofertën në vitin 2017 përmes Dana Rohrabacher, i cili në atë kohë ishte një kongresmen republikan nga Kalifornia.

Ndërkohë që Stephanie Grisham, sekretarja e shtypit i Shtëpisë së Bardhë, hodhi poshtë akuzën.

"Presidenti mezi e njeh Dana Rohrabacher, përveç se ai është një ish-kongresmen," u tha zonja Grisham gazetarëve. "Ai nuk ka folur kurrë me të për këtë temë ose pothuajse asnjë temë. Është një trillim i plotë dhe një gënjeshtër totale", tha ajo.

Burimi: New York Times

Të fundit