Flash News

KRYESORE

Trump tërhoqi trupat amerikane nga Siria, jep dorëheqjen i dërguari i SHBA

Trump tërhoqi trupat amerikane nga Siria, jep dorëheqjen i

Ka dhënë dorëheqjen i dërguari i posaçëm amerikan në koalicionin global që lufton Shtetin Islamik, Brett McGurk. Këtë vendim e ka marrë në shenjë proteste ndaj vendimit të papritur të presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria.

Departamenti i Shtetit amerikan tha në njoftimin e tij të shtunën, se dorëheqja e zotit McGurk do të hyjë në fuqi më 31 dhjetor.

Sipas Zërit të Amerikës, McGurk i shkruan stafit të tij: “Vendimi i fundit i presidentit erdhi si një tronditje dhe ishte një ndryshim i plotë i politikës. Ai i la partnerët tanë të koalicionit të hutuar dhe të konfuzuar pa një plan apo konsideratë për pasojat”

“Brett McGurk, i cili nuk e di, është emëruar nga Presidenti Obama në vitin 2015. Ai duhej të largohej në shkurt, por sapo dha dorëheqjen para se të largohej. Mediat e rreme po bëjnë shumë zhurmë për këtë ngjarje që s’është asgjë”, shkruan Trump në Tëitter pas dorëheqjes së McGurk.

Të fundit