Flash News

KRYESORE

Tuchel nuk mban nervat, zgjedh titullarin ndërmjet Cavanit dhe Icardit

Tuchel nuk mban nervat, zgjedh titullarin ndërmjet Cavanit dhe Icardit

Trajneri i PSG-, Thomas Tuchel, është në rrezik pas humbjes me Dijonin me rezultatin 2-1. Ai ka dalë mjaft i zhgënjyer nga ekipi i tij. Tekniku foli në konferencën pas ndeshjes dhe reagoi në lidhje me problemet që ka në sulm. Numri një i stolit duhet të zgjedhë ndërmjet Icardit dhe Cavanit.

DISFATA – “Na mungoi saktësia dhe ritmi i duhur. Ishim shumë pasivë në pjesën e parë, si në mbrojtje dhe në sulm. Nuk luajtëm si skuadër. Duhet të fitojmë gjithmonë, por ndikuan edhe 6 mungesat që kishim. Nuk më pëlqen kurrë të humbas”.

CAVANI – “Nuk ka asnjë problem në lidhje me rivalitetin Icardi-Cavani. Zgjidhjet i bëj unë, Cavani ka qenë titullar më parë, por tani e meriton të jetë titullar ai që ka luajtur gjatë kësaj periudhe. Nuk mund të ul në stol një futbollist që është në formë dhe shënon gola”, përfundon Thomas Tuchel.

Të fundit