Flash News

KRYESORE

‘Turp, as sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë’, Meta u bën thirrje policëve: Mos ushtroni dhunë fizike ndaj artistëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj rrethimit të Teatrit Kombëtar me policë dhe përplasjes së këtyre të fundit me artistët.

Meta e ka konsideruar tentativën për shembejne eTeatrit një vendim abuziv dhe korruptim. Ai u ka bërë thirrje forcave të policisë të mos ushtrojnë dhunë fizike ndaj artistëve, dhe të respektojë të drejtën e tyre për të protestuar.

Ai ka sjellë ndërmend edhe samptistët e Ramiz Alisë në dhjetorin e 1990, duke thënë se as ata nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën.

Postimi i plotë i Metës në facebook

“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor '90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”

Të fundit