Flash News

KRYESORE

Turqia kërkon tërheqjen e dhënies së çmimit Nobel për Peter Handke-n

Turqia kërkon tërheqjen e dhënies së çmimit Nobel

Turqia kërkon që të tërhiqet vendimi për dhënien e Çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin deklaroi se vendi i tij është kundër dhënies së një vlerësimi të tillë, te një njeri që mohon gjenocidin e Srebrenicës dhe mbron kriminelët serbë të luftës.

Në një postim nga llogaria e tij në Tëiter, Kalın rikujtoi se të hënën do t‘i jepet çmimi Nobel për Letërsi, Peter Handke-s, i cili mbështet ish-liderin serb, Slobodan Millosheviç dhe që mohon gjenocidin e Bosnjës.

"Duhet të bëhet kthesë nga ky vendim jo logjik dhe i turpshëm. Si mund t‘i jepet çmimi Nobel një personi që nuk ka ndërgjegje? Për të inkurajuar gjenocide të tjera?, shkroi Kalin, raporton Anadolu Agency.

Pritet që të mbahet një protestë e madhe kundër Akademisë Suedeze në Stokholm gjatë dhënies së Çmimit Nobel.

Të fundit