Flash News

KRYESORE

Tusk: Mos hapja e negociatave mund të shkaktojë destabilizim në Europë

Tusk: Mos hapja e negociatave mund të shkaktojë destabilizim në

Ish-presidenti i Këshillit Europian, tani kreu i PPE-së Donald Tusk i ka dhënë një tjetër mesazh Francës, e cila kundërshtoi fillimin e bisedimeve për procesin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për median “The Guardian”  Tusk tha se mungesa e nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të prodhojë  destabilitet të brendshëm brenda kontinentit.

“Mendoj se ishte një gabim i madh strategjik dhe politik për të thënë ‘Jo’ pas aq shumë angazhimesh e sakrificash, veçanërisht në Shkup. Evropa do të jetë më pak e sigurt për shkak të vendimit, duke shkaktuar jehonë argumentesh në rajon se pasiguria për një të ardhme evropiane mund të shkaktojë destabilitet- tha Donald Tusk.

Në qëndrimet e tij lidhur me çështjen e negociatave, Tusk ka mbajtur të njëjtën linjë, duke theksuar se hezitimi i Francës shënon një hap prapa për Bashkimin Europian.

Të fundit