Flash News

KRYESORE

U aksidentua teksa kthehej nga mbrëmja e maturës, ngjarja që i ndryshoi jetën 22-vjeçarit; problemet në të folur dhe në jetën sociale

Sot në Tv Klan në emisionin  "Historia Ime" u trajtua historia e dhimbshme dhe e trishtueshme e familjes Aruçi. vitesh, djali i tyre Neritani pëson aksident, teksa po kthehej nga mbrëmja e maturës. Në mjetin që ai drejtonte ishin edhe 4 miqtë e tij, të cilët pësuan dëmtime të lehta.

Ndërsa Neritani ishte në gjendje të rëndë dhe qëndroi 3 javë në koma. Pas daljes nga koma, ai shfaqi vështirësi në të folur. Pavarësisht trajtimeve dhe terapive të ndryshme, sërish komunikimi për të mbetet i vështirë.

I ftuar në studio, Neritani shprehet se kur ai fillon dhe flet, mënyra si njerëzit e shikojnë e bën të ndihet keq. Ai dëshiron të shkojë në Gjermani sepse edhe aty kishte njerëz me të njëjtin problem si ai dhe mënyra si ata trajtoheshin ishte ndryshe.

Të fundit